Analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Parlamentit Evropian, duke e cilësuar korrupsionin si problem të rrënjosur në vetë sistemin institucional.
Përmes një postimi, Mehmetaj tha se raporti konstaton se korrupsioni nuk është rast i izoluar, por pjesë e mënyrës së funksionimit të sistemit.
“Raporti po thotë që korrupsioni është sistemik. Pra vetë sistemi është korruptiv”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetit, duke pretenduar se korrupsioni është shndërruar në normë të qeverisjes.
“Pra korrupsioni është rregulli me këta halabakë”, ka shkruar ai.