Mehmetaj reagon ndaj Rron Gjinovcit: Nuk po e përtypin që Përparim Rama respekton UÇK-në

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj aktivistit Rron Gjinovci, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale, ku iu drejtua kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me fjalët “ty t’vjen era bagla” dhe “rrin me selaka”.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj ka thënë se personat si Gjinovci, “e urrejnë” Ramën për shkak se nuk e ka problem Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i ij i plotë:

“A e dini pse pe urrejne kaq shume keta jugosllavet Perparim Ramen?

Nuk po munden me perbi kurrqysh qe dikush i Prishtines nuk e ka problem UÇK-ne e nuk ka komplekse te tipit ‘katunar e qytetar’.

Keta edhe e durojne naj katunar me fol per UÇK-ne e me respektu UÇK-ne, po kur e shohin naj prishtinali t’u e bo te njejten, s’ua perballon sistemi hic. Shllogiraten komplet, tuten qe ju paska hi UÇK-ja edhe n’rreth.

Keta une edhe i kuptoj, se kur t’flen Arkani me ushtare te tij ne hotel te familjes gjate luftes ne Kosove, masnej nime UÇK-ne e urren me shpirte edhe kedo qe i vendoset ne mbrojtje”, ka shkruar Mehmetaj.

Të ngjashme