Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i vetëm për këtë pozitë, Memli Krasniqi, i është bashkuar delegatëve të tjerë, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi duke dal nga shtëpia e tij, tha se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventë”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.
Ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.