Memorandum për kontrollim më efikas të mallrave të importit dhe eksportit

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 15:05 | Nga

Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, përfaqësuar nga krerët e këtyre 3 Institucioneve, Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Valdet Gjinovci, Kryeshef i AVUK-ut si dhe Jeton Shala, Kryeshef Ekzekutiv i AKPPM-së.

Qëllimi i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimit të informatave dhe përvojave ndërmjet palëve për të siguruar mbikëqyrjen dhe kontrollin më efikas të mallrave të importit dhe eksportit, në dhe nga territori i Republikës së Kosovës me qëllim të thjeshtësimit të procedurave, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme