“Mëngjes i trishtë”, humb jetën nga Covidi skulptori i njohur shqiptar

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Arben Bajo, skulptori i njohur i cili prej ditësh ndodhej në intubim në Spitalin Infektiv, nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë mëngjesin e kësaj të diele, miku i tij Arbër Kadia.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’’, Kadia shprehet i pikëlluar për këtë ndarje para kohe. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Kujtojmë që skulptori prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë dhe mbrëmjen e së shtunës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë. Ishte miku i tij, Gëzim Basha i cili nëpërmjet një postimi bëri thirrje që kushdo të mundësonte dhurimin e gjakut për pedagogun e skulpturës, edhe në këmbim të pagesës.  “Ju lutem personave që kane kaluar Covid-19 dhe kanw grup gjaku A negativ, të konsiderojnë mundësinë e dhurimit gjak për pacientin Arben Bajo, pedagog i skulpturës në ILA, Tiranw, i cili momentalisht po lufton me virusin dhe ndodhet në gjendje te rende. Dhuruesit e interesuar pwr kompesim financiar, ju lutem mw kontaktoni në numrin tim tw telefonit, Viber, ose aplikimin What’s up!  001-414-267-7697”,– shkroi Basha.

Arben Bajo u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Skulptori kishte çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit. Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.

Të ngjashme