Mërgim Mavraj kryen testet mjekësore te skuadra gjermane

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 17:19 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pritet që zyrtarisht sot të transferohet te skuadra e Hamburgut.

Sipas medieve gjermane, 30-vjeçari ka mbërritur sot për testet mjekësore, dhe pritet që sonte të zyrtarizoj kontratën dy vjeçare me HSV-n.

Kosovari pritet të largohet nga Kolni me vlerë prej dy milionë eurove. Mavraj u transferua te skuadra e Kolnit në vitin 2014 nga Greuther Furth, duke bërë 50 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme