Mërgimtarët përleshen pas aksidentit, arrestohen nëntë persona

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, janë arrestuar 9 persona.

Siç njofton Policia pas aksidentit palët e përfshira kanë pasur përleshje fizike mes vete.

Dyshohet se personat që u përleshen janë mërgimtarë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin” – njoftoi Policia.

Të ngjashme