Mërgimtarit i vidhet Mercedes G-Clas në Prishtinë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Në faqen e Facebook-ut “Markali t’kerreve” është raportuar një vjedhje e veturës luksoze në Prishtinë. Një person ka njoftuar se sot në mes të Prishtinës i është vjedhur vetura luksoze me tabela të Zvicrës, Mercedes G-Clas.

“Marakli sot rreth ores 9:00-10:00 mrapa ringsit te 92-shi eshte vjedh Mercedes G-Clas me targa te ch BL-183600 nese dikush e sheh ne rruge ju lutem lajmrone ne kete nr : 049506080 per cdo info pason shperblimi” thuhet në kërkesën e të dëmtuarit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vjedhjen e veturës.

“Rasti është lajmëruar rreth orës 13:00 në stacionin Qendra në Prishtinë dhe Policia po merret me rastin” ka thënë Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme