Merkel me paralajmërim të zymtë: Pandemia sapo ka filluar, duhet të mësohemi të jetojmë me të

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pandemia e koronavirusit është “ende në fillim”, dhe ka paralajmëruar Gjermaninë se do jetojë shumë gjatë me këtë virus.

Merkel tha që ajo e kuptoi kërkesën për të qetësuar kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur, por përshpejtimi i këtyre procedurave mund të rrezikoj atë që ishte arritur deri tani.

Në një fjalim para parlamentit, ajo i kërkoi vendit që të bënte edhe më shumë anipse numri i infeksioneve është zvogëluar dukshëm.

Ne nuk po jetojmë në fazën e fundit të pandemisë, por ende në fillim,” tha ajo.

“Ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë.”

“Le të mos rrëmbejmë atë që kemi arritur dhe të rrezikojmë një pengesë’’, shtoi Merkel.

“Do të ishte turp nëse shpresa e parakohshme përfundimisht na ndëshkon të gjithëve. Le të qëndrojmë të gjithë në rrugën në fazën tjetër të pandemisë: vigjilent dhe të kujdesshëm. Është një udhëtim i gjatë.’’

Merkel tha që ajo e kuptoi që ndjehej sikur vendi kishte qenë në bllokim për një kohë të gjatë. Gjermania ka vendin e pestë më të lartë të rastit COVID-19 pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Italisë dhe Francës, por numri i viktimave ka qenë më i vogël, pasi që testimet janë kryer shumë herët dhe në masë të gjerë.

Deri tani në këtë vend janë raportuar më shumë se 150,000 infeksione dhe më shumë se 5.300 vdekje, ndërsa më shumë se 100,000 njerëz janë shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins i cili është duke ndjekur shpërthimin.

Të ngjashme