Merr fund “drama” – Stresi drejtuar Anës: Mbreti të kërkon falje për eskalimin e debatit

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë jemi dëshmitarë të debatit të nxehtë që kishin Stresi dhe Ana në natën e fundit Prime, e që arsye ishte qëndrimet e tyre karshi orientimit seksual të ish konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Edonit.

Por, “drama” duket të ketë marrë fund sot, pasi që Stresi i ka kërkuar falje si Anës, ashtu edhe publikut, për fjalët që kishte thënë atë natë.

“Të gjithë shqiptarët e kanë parë debatin tonë, mbretëria më e shikuar në shqiptari që titullohet – Big Brother VIP Kosova. Kemi pasur mendime të ndryshme në debatin tonë, për çka nuk jemi pajtuar dhe ka eskaluar ai debat në mes neve dyve”, i ka thënë Stresi, Anës.

“34 ditë i kam kaluar shumë mirë me ty, ditën e 35 ndodhi diçka më ndryshe. Të kërkoj ndjesë për çka kemi folur dhe shpresoj që herën tjetër do të kemi një debat, ta kemi për arsyet tona brenda shtëpisë. Mbreti të kërkon ndjesë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme