Merr fund lidhja e Xherdan Shaqirit me këngëtaren shqiptare

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Prej kohësh në të gjitha mediat po përflitet për lidhjen midis futbollistit Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.

Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen dhe madje as në rrjetet sociale nuk shohim foto të përbashkëta, por detaje të ndryshme siç janë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Londrës kanë bërë që të lindin dyshimet e para.

Madje pak kohë më parë burime të sigurta thanë për mediat se futbollisti dhe këngëtarja janë në një lidhje prej më shumë se një viti, ndërkohë që këto aludime u bënë edhe nga prestigjiozja e njohur “The Sun”. Por duket se ende pa u zyrtarizuar, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Këngëtarja udhëtonte shumë shpesh drejt Londrës dhe publikonte foto në vende të njëjta me Shaqirin, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Ajo nuk shkon më në “Merseyside” dhe kjo ka ngjallur interesin e mediave për të parë se ç’ndodh mes çifitit.

Edhe ‘Instagram-i’ tregon se gjërat mes tyre nuk po shkojnë si duhet. Shaqiri dhe këngëtarja simpatike nuk e ndjekin njëri-tjetrin, megjithatë na mbetet të presim për të parë nëse është një zënkë momenti apo diçka përfundimtare.

Të ngjashme