Mes protestave dhe krizës ekonomike, Presidenti i Bolivisë përgjysmon rrogën e tij dhe të ministrave

Bolivia's President Rodrigo Paz speaks during the inauguration of the Latin America and the Caribbean International Economic Forum at the Panama Convention Center in Panama City on January 28, 2026. The Latin America and Caribbean International Economic Forum 2026, organized by CAF (the Development Bank of Latin America and the Caribbean) in partnership with the Government of Panama, brings together business leaders and regional figures. (Photo by MARTIN BERNETTI / AFP via Getty Images)
Prishtinë | 25 Maj 2026 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, deklaroi sot se do të ulë me 50% pagën e tij dhe të ministrave të qeverisë, teksa vendi po përballet me një krizë politike dhe ekonomike në përshkallëzim.

Qeveria e Paz, e cila ndodhet në pushtet prej gjashtë muajsh, është vënë përballë pakënaqësisë së fortë nga fermerët, punëtorët, mësuesit, punonjësit e transportit dhe kategori të tjera sociale, për shkak të krizës më të thellë ekonomike që Bolivia ka përjetuar që nga vitet 1980.

Inflacioni në vend ka arritur në 14% në baza vjetore gjatë muajit prill, duke rënduar më tej situatën ekonomike dhe koston e jetesës për qytetarët.

Duke folur në një aktivitet në Sucre, kryeqyteti kushtetues i vendit, Paz tha se ulja e pagave tregon “angazhimin” e qeverisë ndaj qytetarëve dhe situatës së vështirë që po kalon vendi.

Që prej fillimit të majit janë intensifikuar protestat e sindikatave, minatorëve, fermerëve dhe mësuesve, të cilët i kërkojnë presidentit të qendrës së djathtë të japë dorëheqjen.

Bolivia ndodhet prej javësh në një situatë të rënduar për shkak të bllokimeve të rrugëve nga protestuesit, çka ka sjellë mungesa të ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve në disa zona të vendit.

Ndërkohë, vendi hyn në javën e katërt të trazirave politike dhe sociale, ndërsa demonstruesit kërkojnë heqjen e masave shtrënguese dhe ndërhyrje urgjente për frenimin e rritjes së kostos së jetesës. /Panorama

Të ngjashme