Mesazhi i Hazard pas fitores kundër Interit

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard është shumë i lumtur me fitoren e Real Madridit 0-2 në San Siro kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Belgu, që ende nuk po e tregon veten me fanellën e bardhë, shënoi gol nga penalltia në fillim të takimit.

Megjithatë, ai thotë për të s’janë të rëndësishëm gola, por fitoret e ekipit.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë ekipore. Janë tri pikë të rëndësishme, tani kanë mbetur edhe dy ndeshje. Është e rëndësishme të shënosh gola, por më e rëndësishme është fitorja. Tani po mendoj vetëm si t’i fitojmë ndeshjet”, tha Hazard.

“Po fitoj besimin minutë pas minute në fushë dhe me ndeshje”.

Të ngjashme