Mesazhi i Valon Berishës: “Së bashku ia dalim për gjithçka”

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Berisha ka reaguar me një mesazh në Facebook pas fitores së Fortuna Dusseldorfit.

Fortuna Düsseldorf e ka mposhtur 2-1 Schalken të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 28 në Bundesliga, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Në këtë ndeshje, Valon Berisha ishte titullar dhe u largua nga loja në minutën e 81-të.

Ai bëri paraqitje të kënaqshme dhe pas takimit, ka reaguar me një mesazh në llogarinë e tij në Facebook.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës beson se të bashkuar mund t’ia arrijnë qëllimit, e që është mbetja në ligë.

“Së bashku ia dalim për gjithçka”, ka shkruar Berisha në Facebook. 

Të ngjashme