Mësohet arsyeja pse reja iku nga shtëpia e vjehrrit në Prizren

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Prizreni është zhdukur, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar vjehrri i saj. Sipas tij, familja nuk di asgjë rreth vendodhjes së saj.

Sipas një burimi , vjehrri ka deklaruar se reja e tij është larguar pasi vitin e kaluar i ka vdekur burri dhe më nuk dëshiron të kthehet në shtëpi.

I njëjti ka deklaruar se 34-vjeçarja dëshiron t’i marrë edhe tre fëmijët e saj, pasi deklaron se ajo i ka dërguar një mesazh me këtë përmbajtje.

Ndërsa, nuk dihet vendodhja e saj dhe numri i telefonit nuk ka qasje.

Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Prizren, 20.06.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur dhe se nuk din për vendin e ndodhjes së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme