Ditë më parë, është njoftuar largimi i Dardan Sejdiut nga posti i nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e që do të zëvendësohet me një tjetër person, apartiak.
Burime të sigurta nga Vetëvendosje, kanë bërë të ditur për Koha.net, se Sejdiun do ta zëvendësojë Muhedin Nushi, Drejtor aktual i Administratës në Komunën e Prishtinës.
Dardan Sejdiu, ka thënë se largimi i tij do të zëvendësohet me një person me të cilin të gjithë janë të kënaqur nga puna e tij.
“Unë do të lë punën në ditën e seancës konstituive por jam shumë i kënaqur me personin që do të emërohet nënkryetar për këta dy muaj të mbetur deri në zgjedhje”, ka thënë Sejdiu në emisionin “038”.