Messi e kthen pamjen e vitit 2015

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi e ka rikthyer pamjen e jashtme nga viti 2015, me mjekër të hequr pastër dhe me flok diç më të gjata, tamam siç dukej para pesë vjetëve.

Superylli argjentinas u shfaq me pamje të re gjatë seancën stërvitore të Barcelonës të hënën, ku ushtroi me bashkëlojtarët e vet në prag të rifillimit të sezonit në La Liga.

Vlen të theksohet se në vitin 2015, Messi e udhëhoqi Barcelonën drejt fitimit të tripletës, që përfshinte titujt në Ligën e Kampionëve, La Liga, Kupën e Mbretit, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Katalonasit mund të mos kenë rast të luajnë në tri garat e fundit që i fituan para pesë vjetëve, por Messi natyrisht se do të kërkojë ta ndihmojë klubin ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Të ngjashme