Messi fiton çmimin e pestë të ”Këpucës së Artë”

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Edhe një herë, Leo Messi e dëshmoi se është thjeshtë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Edhe një herë, ai e fitoi ”Këpucën e Artë” si top-golashënues – Messi shënoi 34 gola sezonin e kaluar në La Liga.

Është hera e pestë që ai e fiton këtë çmim, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.


”Këpuca e Artë” e tretë me radhë

Derisa është hera e pestë në përgjithësi, është viti i tretë radhazi që ai e fiton këtë çmim, transmeton IndeksOnline.

2009/10 — 34 gola
2011/12 — 50 gola
2012/13 — 46 gola
2016/17 — 37 gola
2017/18 — 34 gola.

Barça kryeson për garën, ”Këpuca e Artë”’

Derisa ky çmim i ka takuar pesë herë Messit, edhe dy lojtarë tjerë e kanë fituar këtë çmim. Luis Suarez e fitoi këtë në sezonin, 2015/16 dhe Ronaldo në sezonin, 1996/97.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme