Ekonomia Online
FUNDIT

Messi humb Getafen, në dyshim edhe për sfidën ndaj Interit

Messi humb Getafen, në dyshim edhe për sfidën ndaj Interit

Pas disa minutave të diskutuara në Dortmund dhe Granada, Lionel Messi u rikthye si titullar me Barcelonën në sfidën e dy ditëve më parë, atë ndaj Villarealit, por ishte i pafat, pasi pësoi një tjetër dëmtim. Ylli argjentinas la fushën e lojës për një problem muskulor, ndërsa sipas mediave spanjolle, është e sigurt mungesa e […]

Pas disa minutave të diskutuara në Dortmund dhe Granada, Lionel Messi u rikthye si titullar me Barcelonën në sfidën e dy ditëve më parë, atë ndaj Villarealit, por ishte i pafat, pasi pësoi një tjetër dëmtim.

Ylli argjentinas la fushën e lojës për një problem muskulor, ndërsa sipas mediave spanjolle, është e sigurt mungesa e tij në sfidën e fundjavës ndaj Getafes, por rrezikon edhe prezenca në ndeshjen ndaj Interit në “Camp Nou”, më 2 tetor, shkruan TCh.

Gjatë ditëve në vijim priten të tjera përgjigje nga gjendja fizike e Messit, teksa nëse do të konfirmohet mungesa e tij në Champions, atëherë Valverde duhet të shqetësohet, pasi Barça nuk ia doli të fitojë as në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Të ngjashme