Messi lojtari më i mirë për vitin 2022

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Argjentinasi fitoi çmimin për herë të parë që nga viti 2019 pas një fundi të pabesueshëm të vitit 2022.

Sulmuesi 35-vjeçar më në fund ia arriti qëllimit të tij të përjetshëm për të fituar një Kupë Bote pasi frymëzoi Argjentinën në Katar në fund të vitit 2022.

Fitorja konfirmon Messin si lojtarin më të suksesshëm në historinë e çmimit, duke përfshirë trofetë e tij të mëparshëm,.

Fjalimi i tij u fokusua në lavdinë e tij në Kupën e Botës me Argjentinën, me lëvdata për trajnerin e La Albiceleste, Lionel Scaloni, i cili u zgjodh trajneri më i mirë.

“Fitimi i Kupës së Botës është gjëja më e bukur që ka ndodhur në karrierën time. Është një ëndërr për shumë njerëz, por pak mund ta fitojnë atë”, ka thënë 35-vjeçari.

“Dua të falënderoj familjen time, popullin e Argjentinës, pasi do të mbetet në kujtimet tona përgjithmonë”.

Lionel Messi pati kohë për një mesazh të vogël për fëmijët e tij pasi fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë për meshkuj për vitin 2022.

“Dua t’u dërgoj një puthje fëmijëve të mi, të cilët po e shikojnë këtë, Thiago Mateo dhe Ciro, ju dua… shkoni të flini tani!”, tha mes të tjerash shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, si për klubin ashtu edhe për vendin, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që skadon në qershor dhe nuk ka marrëveshje për një rinovim.

Të ngjashme