Lionel Messi mund edhe t’i ketë fituar pesë Topa të Artë, por ai ka insistuar se ende nuk është lojtar i përkryer edhe se ka nevojë për përmirësim.
Në fund të vitit të kaluar, fituesi tjetër i vetëm i pesë Topave të Artë, Cristiano Ronaldo pohoi për revistën franceze që e ndan këtë çmim “France Football” – në një intervistë pasi e mori çmimin më prestigjioz individual – se ai është futbollisti më i mirë në histori dhe se nuk ka parë ndonjë lojtar më të kompletuar nga ai.
Ndërkohë, ikona e Barcelonës vlerësohet në masë të madhe se njëri ndër futbollistët më të mirë në histori dhe deri tani këtë sezon ka arritur shifra të shkëlqyera, duke shënuar 19 gola dhe dhuruar tetë asiste në 25 paraqitje në të gjitha garat.
Kapiteni argjentinas i do të niset drejt Kupës së Botës këtë verë në kërkim të kësaj arritjeje të madhe, por e pranon se ende i duhet t’i ushtrojë gjuajtjet nga penaltia.
“Dua të jem i përkryer dhe janë disa pjesë të lojës që më duhet t’i përmirësoj për të arritur nivelin maksimal. Cilat pjesë? Penalltitë, duhet t’i ushtrojë më shumë”, ka thënë Messi.
Ai ka folur edhe për jetën pasi të pensionohet nga futbolli, duke thënë se nuk mendon se do të bëhet trajner.
“Mbase nuk do të bëhem trajner pasi të pensionohem, por ende ka kohë, mund ta ndryshoj mendjen”, ka shtuar ai.