Ekonomia Online
FUNDIT

Messi në Milano për t’u takuar me Interin? Stafi deklaron se ai ndodhet me pushime në Ibiza

Messi në Milano për t’u takuar me Interin? Stafi deklaron se ai ndodhet me pushime në Ibiza

Sa herë përmendet emri i Lionel Messi, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ndonjë rekord apo zë merkato, të gjithë ngrenë antenat. Ndodhi pikërisht kështu edhe në rastin e lajmit për një zbarkim të tij të mundshëm në Milano të të atit e menaxherit të Leos, Jorge, që sipas asaj që qarkulloi ka blerë […]

Sa herë përmendet emri i Lionel Messi, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ndonjë rekord apo zë merkato, të gjithë ngrenë antenat.

Ndodhi pikërisht kështu edhe në rastin e lajmit për një zbarkim të tij të mundshëm në Milano të të atit e menaxherit të Leos, Jorge, që sipas asaj që qarkulloi ka blerë edhe shtëpi në kryeqendrën lombarde.

Fantazia mori formën e një negociate transferimi tek Inter, me të cilët argjentinasi i Barcelonës është përfolur shumë në muajt e fundit.

E pashmangshme në këtë pikë që të mbërrinte edhe mohimi. Stafi i Messi, në fakt, e ka përcaktuar si “fals” lajmin.

“Pleshti”, mbi të gjitha, është duke shijuar javën e pushimit që Quique Setien i ka lejuar lojtarëve blaugrana para se të nisin përgatitjen për përplasjen në Champions League kundër Napolit në 8 gusht.

Numri 10 i katalanasve është në Ibiza me gruan, fëmijët e miqtë Luis Suárez e Pepe Costa, me familjet e tyre respektive.

Të ngjashme