Lionel Messi do të stërvitë me ekipin kombëtar të Argjentinës në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas.
Argjentina do të përgatitet në qendrën stërvitore të Real Madridit për ndeshjen miqësore kundër Spanjës në kuadër të përgatitoreve për Kupën e Botës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Spanja dhe Argjentina do të ndeshen më 27 mars në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, ndërsa seanca stërvitore e Argjentinës do të zhvillohet në Vadebebas një ditë më parë.
Sipas Clarin, Messi dhe bashkëlojtarët e tij do të stërvitin në Valdebebas për shkak të kushteve superiore të kësaj qendre dhe faktit se është afër aeroportit.