Meta me një mesazh të veçantë në festën e “Shën Valentinit”

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Në këtë ditë feste për të gjithë të dashuruarit që festojnë “Shën Valentinin”, një urim i veçantë ka ardhur nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar sa më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Bashkangjitur kësaj fotoje, i pari i Shqipërisë ka postuar një foto së bashku me zonjën e tij, Monika Kryemadhi, një foto kjo e realizuar vitin e kaluar në Prevallë.

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve!”.

Të ngjashme