Meta në Gjermani: Zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në Ballkan, rol kyç për stabilitetin

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Qendrën Evropiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, ka folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit.

Në fjalën e tij ai theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Evropian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, raporton TCH, përcjell Klan Kosova.

“Ndërkohë që Ballkani mbetet një punë e papërfunduar, SHBA-të dhe BE-ja duhet të mbyllin me sukses investimin e tyre të përbashkët, më historikun dhe më angazhuesin që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, deklaroi Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme