Meta: Qeveria t’u kërkojë ndihmë institucioneve ndërkombëtare

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi sot e rëndësishme është që të shpëtohen ata që ndodhen nën rrënoja.

Ai ka ftuar institucionin e Qeverisë, që e drejton Edi Rama që t’u kërkojë ndihmë institucioneve ndërkombëtare pas situatës së krijuar, njofton Presidenca e Shqipërisë.

“Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme!”.

“E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim”, thuhet në qëndrimin e Metës.

“Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona me të dëmtuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme