Meta reagon për situatën në Kakavijë

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta duke reaguar mbi situatën në Kakavijë, thotë se shqiptarët atje nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet.

Sipas Metës, qytetarët shqiptarë s’mund të trajtohen pa atdhe apo pa shtet, si dhe i konsideron si të papranueshme aktet e forcës.

Më tej, presidenti i bën thirrje qeverisë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

 “Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19”, kërkon Meta

Të ngjashme