Meta takon Erdoganin: Marrëdhëniet e shkëlqyera kanë të ardhme premtuese

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese”, është shprehur Meta pas takimit”, ka thënë Meta.

Ai është shprehur, “mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Evropën nga emigracioni i paligjshëm”.

Presidenti Meta mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan.Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.🇦🇱🤝🇹🇷

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 9. Juli 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme