Metoda Hygge për të rritur fëmijë të lumtur

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kjo është një metodë daneze për të rritur fëmijë të lumtur, sepse danezët mendojnë se lumturia e tij fillon pikërisht në shtëpi!

Metoda Hygge për të rritur fëmijë të lumtur…

Sipas tyre duhet të mbizotërojë loja, empatia (të përpiqesh të kuptosh si ndihet tjetri), nuk duhet të ketë aspak ultimatum, pra kjo do të jetë një mënyrë jo vetëm për të rritur fëmijë të lumtur por edhe për të qënë prindër të qetë.

Formula “magjike”?

Fillojmë të argëtohemi nëpërmjet lojës dhe për këtë ju nevojiten:

Materiale të ndryshme që stimulojnë shqisat e fëmijës;
Një hapësirë e madhe dhe e sigurtë;
Smartphone, tablet dhe televizori të fikura.

Përse është e rëndësishme kjo lojë?

Dita e fëmijës ashtu si edhe jona janë të programuara, dhe ndonjëherë nuk ngelet kohë për të zhvilluar lojrat në hapësirë, nuk tregohen histori dhe fëmija nuk stimulohet të veprojë me të tjerët. Ai nuk ka mundësinë e duhur për të improvizuar një lojë dhe për pasojë nuk është i lirë të mësojë si të kontrollojë emocionet dhe mënyrën e të ndërvepruarit me të tjerët.

Fëmija do të ketë mundësi të qëndrojë në një hapësirë duke eksperimentuar dhe shpikur lojëra të reja.

Le të tregohemi të sinqertë, le të pikturojmë…

Na nevojiten:

Letra të mëdha apo mjete të tjera për të pikturuar;
Ngjyra të ndryshme, të llojeve të ndryshme.
Përse është e rëndësishme kjo?

Një prej mënyrave më të pëlqyeshme për të kaluar kohën është arti, dhe këtë duhet ta bëni edhe me fëmijën tuaj. Por nuk duhet të kthehet në një sfidë apo mësim, ata duhet të jenë të lirë të shprehin atë që kanë brenda vetes. Në fund mund edhe t’i bëni komplimenta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme