Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Gabriel Escobar, të dërguarin e ri special të SHBA për Ballkanin.
Escobar mori postin e zëvendësndihmës sekretarit në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike më 7 shtator, duke zëvendësuar Matthew Palmer.
Gjuriq deklaroi se kishte nderin të “përshëndeste dhe uronte personalisht Escobarin, menjëherë pasi ai zyrtarisht mori funksionin e ri në fillim të kësaj jave”.
“Mezi pres të punoj me të dhe ekipin e tij në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në misionin tonë të përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet dhe bashkëpunimin”. Përvoja, ekspertiza dhe energjia e tij do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përshpejtimin e përparimit të i gjithë rajoni”, shkroi ai në Twitter.