MI-ja investon rreth 700 mijë € për rrugë në Han të Elezit

Hani i Elezit | 26 Gus 2016 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Banorët e zonës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidh këto vendbanime.

Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 381 23 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës (MI).

Me këtë rast, të hënën (29 gusht) në orën 11:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti në Komunën e Hanit të Elezit.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme