MIE do t’i sjellë 70 akte normative për hartim, pjesë e rekomandimeve të dala nga Raporti i Kosovës

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 12:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’ia përcjellë institucioneve gjegjëse rreth 70 akte normative për hartim.

Ajo tha se këto akte normative janë pjesë e rekomandimeve që kanë dalë nga Raporti i Kosovës për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

“Parimisht, analiza ka identifikuar mbi 70 akte normative (ligje apo akte nën-ligjore) për të cilat pritet të adresohen rekomandimet konkrete të dhëna nga ana e Komisionit Evropian. Me qëllim të lehtësimit të adresimit të këtyre rekomandimeve, MIE ka përpiluar tabelën njoftuese me informatat e duhura”, theksoi Ministrja Hoxha.

“Adresimi i këtyre rekomandimeve, ndër tjerash do të mundësojë vlerësim pozitiv në kontekst të detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja, me ç’rast do e forcojë pozitën e Kosovës në rast të aplikimit eventual për status të kandidatit të BE-së. Andaj, bazuar në këtë listë rekomandimesh, secili institucion duhet të parasheh përafrimin e mëtejmë të akteve normative me acquis të BE-së, në planifikimet e tyre institucionale”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja ofroi gatishmëri të plotë për udhëzime shtesë dhe dhënie të ekspertizës profesionale me qëllim të planifikimit më të mirë, më real dhe profesional të përafrimit të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së.

Ndërsa në anën tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar pëlqimin nga qeveria për të aplikuar në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Të ngjashme