Mijëra qytetarë në koncertin “Mërgata Fest & Sport” në Lipjan, Ahmeti synon ta bëjë tradicionale

Lipjan | 28 Kor 2023 | 23:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mijëra qytetarë ishin të pranishëm në natën e dytë të koncertit “Mërgata Fest & Sport”, në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan. Në binën e ngritur në sheshin “Adem Jashari” performuan Sabri Fejzullahu, Xuxi, Emira Kika e shumë të tjerë, raporton Ekonomia Online.

I pranishëm në këtë natë ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai tha për Ekonomia Online se ky koncert i ka tejkaluar pritjet e tyre.

Ahmeti tha se këtë festë të madhe me shumë aktivitete sportive dhe muzikore synon ta bëjë tradicionale për nderë të Ditëve të Mërgatës.

“Padyshim mirë, padyshim është kënaqësi kur i sheh gjithë qytetarët tanë duke kaluar mirë, po shihet një atmosferë shumë e mirë, ka shumë qytetarë që e kanë mirëprit këtë aktivitet dhe normalisht që edhe unë ndihem mirë. Padyshim i ka tejkaluar pritjet tona, po besoj se kjo na inkurajon që ne të vazhdojmë me këto lloj aktivitete. Po e shihni që ka një atmosferë të jashtëzakonshme, uroj që qytetarët tanë e mërgimtarët të kalojnë sa më mirë”, u shpreh Ahmeti, teksa dha edhe një mesazh për mërgimtarët.

“Uroj që ata të kënaqen në familjet e tyre, të kënaqen në rrethin e ambientin e shoqërisë dhe uroj që të takohemi përsëri edhe viteve tjera me të njëjtën atmosferë. Ne do të jemi të përkushtuar që të vazhdojmë këtë mundësi që çdo vit do ta madhështojmë edhe më tepër këtë aktivitet”, u shpreh Ahmeti.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anila Reçica-Llugiqi, ka ftuar diasporën që të jetë pjesëmarrëse edhe në natën e fundit që do të mbahet të shtunën.

“Po besoj se edhe ju kënaqeni njëjtë sikur ne edhe qytetarët e Lipjanit. Mesazhi i diasporës është që përveç diasporës së Lipjanit e mirëpresim diasporën e krejt Kosovës me qenë pjesë e aktiviteteve tona. Edhe nesër jemi këtu”, tha ajo.

Të kënaqur me këtë organizim u shprehen edhe qytetarët. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, shprehen falënderime për Komunën e Lipjanit, që kujdeset që mërgimtarët të kalojnë sa më mirë gjatë pushimeve verore në vendlindje.

Të ngjashme