Milaim Zeka deklarohet për takimin me Daut Haradinajn e Bajram Hasanin

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Milaim Zeka ka zhvilluar sot një takim me Daut Haradinajn dhe Bajram Hasanin, ish-ministër i Tregtisë.

Ky i fundit me postimin në Facebook ngriti dyshime se Zeka i është bashkuar AAK-së,  duke shkruajtur “diçka po zihet”  në fotografinë e postuar, shkruan lajmi.net.

Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur.

Kjo pasi që edhe Milaim Zeka ka publikuar fotografinë nga takimi i sotëm, mirëpo që nuk ka përmendur ndonjë aderim të mundshëm.

“Sot ne dreke me njerin nga veprimtaret e vjeter te çeshtjes kombetare, Ekrem Jashari, me Gjeneral Daut Haradinaj, dhe ish Ministri, Bajram Hasani”, ka shkruajtur Zeka. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme