Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar rreth arrestimit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë aksionit janë arrestuar 12 zyrtarë të shtetit.
Zeka ka thënë se ka qenë një rrjet i krimit brenda dhe jashtë ministrisë, ku sipas tij kanë dhënë subvencione kot.
Statusi i tij i plotë:
Rreth arrestimeve ne Ministrine e Bujqesise
Ka qene nje rrjete e krimit, brenda dhe jashte kesaje ministrie, qe kane dhene subvencione kot. Psh. : Ti ke marre shuma marramendese se gjoja ke mbjellur grur, po ne fakt kurr kush nuk ka pa grur te mbjellur. Ka ardhe komisioni, ka ba nje raport se gruri po rritete, po kjo ka qene genjeshter e inspektoriatit.
Njesoje ka shku puna me grante, qe jane dhene per ferma, pa u ndertu ato. Ose: Nje traktor eshte shitur tri here nga 60-mi euro…
Ka pas edhe kercenime tek kompanite e huaja, siq eshte rasti i austriakeve, e cila eshte detyruar te terhiqet nga nje tender i fituar.
Per krejte keto gjana kam fole ne Kuvendin e Kosoves, po u kane njesoje si me rru vo (veze), sepse ishte fryma e hajnise institucionale.
Mendoni, 42 milion euro ne vit per bujqesi, ama as pula nuk kemi, se mos te flas per viqa e lop…
Shpresoje se ky eshte vetem fillimi. Shume kryetar komunash kane me dale te lagun, ministra, deputete, e mos te flas per “komandanta”…!!!