Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka përdorur një fjalor banal , duke bërë kështu që të reagojë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Ju po na akuzoni neve që e kemi kthy kryet kah Beogradi. Nëse ne e kemi kthy kryet kah Beogradi, atëherë ju e keni kthy b…”, ka thënë Zeka.
Kjo ka bërë që kreu i Kuvendit Kadri Veseli të reagojë duke ia ndalur fjalën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli gjatë drejtimit të seancës duke thënë se deputetit Zeka ia dha mundësinë që, në bazë të rregullores, ta tërheqë fjalën, ose ta lirojë sallën.
“Unë ia dhashë mundësinë deputetit Zeka që ta tërheqë fjalën në bazë të rregullores, ai nuk e bëri, dhe unë e nxora jashtë”, ka thënë Veseli, duke iu përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Milaim Zeka fyen deputetët e opozitës nga foltorja e Kuvendit
Miliam Zeka ishtr deputeti i vetëm i koalicionit PAN që është pjesë e sancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputeti i Nismës tha se ata që po abuzojnë me akuzën se deputetët u janë nënshtruar Vuçiqit, është akuzë degraduese.
Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka qenë bashkëfajtore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Zeka, në foltoren e legjislativit të vendit, duke iu drejtuar deputetëve të partisë së Mustafës, ka theksuar se “ju e keni bërë këtë sallamadi këtë vend”. “
”Abuzimi që po na bëhet që kemi ra në prehrin e Vuçiqit, është abuzim degradues, sepse në mesin tonë ka njerëz që tërë jetën e vet ja kanë kushtu vendit”, tha ai.
“Ata qe mendojnë disa deputetë, se e kemi kthyer kokën ka Beogradi, nëse e kam kryet ka Beogradi, ju e keni kthyer b… kah Beogradi”, ka thënë ai.