Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Shkumbin Demolli nuk ka qenë asnjëherë anëtar i partisë së tij.
Demolli në Facebook ka shkruar se partia e Zekës e ka larguar nga lista për deputet dhe për këtë arsye është larguar edhe nga PEK-u.
Zeka në një përgjigjë për Ekonomia Online ka thënë se Demolli është kamufluar duke u futur në listë pa qenë fare anëtar i partisë.
Zeka ka thënë se ai është futur në listë duke u thënë në parti se ka biseduar me Milaim Zekën për t’u futur në listën për deputetë, pa biseduar fare me të.
“Ai nuk është larguar por ne e kemi eliminuar prej listës, sepse në listën përfundimtare unë kam kërkuar raport kush është ky person a është anëtar i PEK-ut, nuk është anëtar i PEK-ut, dhe na ka thënë se ka biseduar paraprakisht me Milaim Zekën për me u futë në listë pa biseduar fare me mua. Nuk është larguar ai, por ne e kemi larguar. E vërteta është se në listën përfundimtare ne e kemi larguar, sepse nuk ka qenë edhe nuk është anëtar i Partisë Euroatlantike”, ka thënë Zeka.