Skuadra italiane po synon të forcojë radhët gjatë janarit, pas startit jo të mirë të edicionit, ndërsa braziliani duket mundësi e mirë.
Milan është duke bërë gati një ofertë për të siguruar shërbimet e anësorit të Chelsea, Willian, qysh në janar.
Braziliani ka qenë titullar në vetëm gjashtë ndeshje të Bluve këtë edicion, ndërsa në të shkuarin pati nisur vetëm 15 ndeshje.
Milan e ka nisur jo mirë këtë edicion dhe është në kërkim të përforcimit të radhëve, ndërsa braziliani paraqet alternativë të mirë.