Dyshja sulmuese e Liverpoolit, Divock Origi dhe Daniel Sturridge mund të përfundojnë te Milani.
Origi dhe Sturridge që kanë bërë paraqitje në ndeshjet e fundit të Liverpoolit, kanë të ardhme të dyshimtë te klubi anglez dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani ka kthyer vëmendjen pas dështimit për transferimin e Zlatan Ibrahimoviqit.
Origi ka nisur të luajë së fundmi për Liverpoolin derisa Sturridge ka 14 paraqitje në të gjitha garat.