Milani kërkon Quartan

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Milani po shikon të transferoj mbrojtësin e River Plates, Lucas Martinez Quarta, bën të ditur “TyC Sports” të mërkurën.

Quarta 23-vjeçar është kërkuar nga disa skuadra evropiane këtë verë, por Milani është duke insistuar për transferimin e tij dhe po shpreson të realizoj atë para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 2 shtator.

Quarta në kontratën e tij me River Platen ka klauzolë për lirim në vlerë 22 milionë euro. Quarta ka kontratë me River Platen deri në verën e vitit 2021.

Ai është produkt i akademisë së River Plates. Me skuadrën e parë ka debutuar në verën e vitit 2016.

Të ngjashme