Milani në bisedime me Real Madridin për tre lojtarë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Sipas asaj që raportojnë Mundo Deportivo dhe La Gazzeta delo Sport, Milani është në bisedime me Real Madridin për transferimin e tre lojtarëve.

Raportohet se Paulo Maldini do të takohet me zyrtarë të Los Blancos për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit ofanziv Oscar Rodriguez, Brahim Diazin dhe të dështuarin Luka Jovic.

Calciomercato raporton më tej se Oscar ka një vlerë prej 20 milionë eurosh, me 22-vjeçarin që po preferohet shumë nga Stefano Pioli.

Në lidhje me Brahim Diaz, Gianluca di Marzio raporton se Rossonerët e duan huazimin e tij me të drejtë blerje në fund të sezonit 2020/21.

Milani është i përkushtuar që të transferojë tre lojtarët, në mënyrë që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme