Milani synon transferimin e Lindelofit

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Milani është në kërkim të përforcimeve në mbrojtje për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se është interesuar për Victor Lindelof.

E ardhmja e suedezit është e pasigurt te Manchester United, pavarësisht se ai ka regjistruar 22 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Klubi anglez pritet të nënshkruajë me një qendërmbrojtës gjatë verës, kështu që largimi i Lindelofit nga “Old Trafford” duket edhe më i mundur.

Në të njëjtën kohë, sipas “Fichajes”, Milani ka disa muaj që kërkon përforcime në mbrojtje.

“Rossonerët” thuhet se do të vëzhgojnë situatën e 29-vjeçarit gjatë muajve të ardhshëm përpara çdo lëvizjeje të mundshme.

Victor Lindelof me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Të ngjashme