Raportohet se trajnerit të Milanit, Vincenzo Montellas nuk i rrezikohet puna menjëherë, pas humbjes nga Interi, megjithatë tri ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të.
Rossonerët kanë humbur tre ndeshjet e fundit në Serie A, të fundit nga rivali lokal, Interi, transmeton Koha.net.
Klubi vazhdon t’i besojë Montellas, raporton Football Italia, që thotë se tri ndeshjet e ardhshme, ndaj Chievos e Juventusit në Serie A dhe ajo ndaj AEK-ut në Ligën e Evropës, do të jenë vendimtare për të.
Nëse Milani dështon të fitojë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Chievos e AEK-ut, dhe humbja e mundshme ndaj Juventusit rrezikojnë seriozisht Montellan.