Miley Cyrus feston fitoren e Bidenit me “Party in the USA”

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme botërore Miley Cyrus është adresuar në Twitter për të ndarë gëzimin mbi fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 2020—s.

“Tani, kjo është festë në SHBA”, ka shkruar ajo, duke iu referuar këngës së saj të famshme të 2009-s derisa ka shpërndarë edhe një video të shkëputur nga fjalimi i Bidenit dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris.

Cyrus po ashtu i ka komentuar një fansi i cili shpërndau një video të njerëzve në rrugë të cilët po këndonin “Party in the USA”, pak pas lajmit të madh për fitoren, shkruan Billboard.


Të ngjashme