Milot Rashica te Napoli i Amir Rrahmanit?

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.

Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për Jose Maria Callejon dhe shqiptari i Werder Bremen, Milot Rashica, është gjithashtu në listë, sipas mediave italiane.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që mund të zëvendësojë Calejonin, i dyti Rashica.

Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili te Napoli do të gjejë shokun e Kombëtares, Amir Rrahmani, që në janar zyrtarisht nënshkroi me ekipin e Gattusos, por qëndroi në formë huazimi te Hellas Verona deri në fund të sezonit.

Rashicën e duan edhe shumë klube në Angli. 

Të ngjashme