Kabinete pa kompjuterë, mobilie dhe inventar tjetër të domosdoshëm për kryerjen e obligimeve kanë gjetur ministrat e qeverisë së re të Zoran Zaevit, të cilët u para disa ditëve u futën në kabinetet ministrore.
“Përveç kabinetit të kryeministrit, ku nuk mungon asgjë, por përkundrazi mahnit me luksin që ka, gjithë të tjerëve u mungojnë pajisje.
Thuajse në të gjitha kabinetet mungojnë kompjuterë dhe pajisje tjera teknike, kurse diku-diku nuk ka as mobilie, që janë zhdukur me largimin e kabinetit paraprak qeveritar”, kanë thënë për Fokus burime nga qeveria e re.