Ministri Abrashi priti në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

????????????????????????????????????
Prishtinë | 28 Sht 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur  sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ministri Abrashi falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e që Italia i ka dhënë Kosovës, duke shtuar se partneriteti me këtë shtet do të mbetet i përhershëm.Ministri njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për ta lidhur Kosovën me shtetet e rajonit, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.  

Në takim po ashtu u diskutua edhe për rolin e Italisë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, që ministri Abrashi e vlerësoi shumë angazhimin e ambasadorit dhe shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit.Ambasadori Orlando, tha se Italia do të mbetet e përkushtuar që të punojë me institucionet e Kosovës, për ta forcuar sundimin e ligjit, zhvilluar ekonomin dhe integrimin

Të ngjashme