Ministri i FSK-së: Ata që ishin në luftë me emblemën e UÇK-së meritojnë statusin e veteranit

Koshare | 09 Pri 2018 | 14:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MSFK), Rrustem Berisha, tha se ata që ishin në luftë me emblemën e UÇK meritojnë statusin e veteranit, raporton Ekonomia Online.

“Është e pamundur të flasësh të kujtosh betejën e Koshares pa kujtuar bashkëluftëtarët e tyte që e përballuan luftën. Ligji duhet të jetë gjithëpërfshirës ligji nuk duhet t’i ndajë ata që nuk i ndau lufta as vdekja”, tha Berisha, në manifestimin e “Ditët e Shqipes” që mbahet për të kujtuar Betejën e Koshares.

“Ata që ishin në luftë me emblemën e UÇK meritojnë statusin e veteranit i kurse invalidët e luftës sa më shpejt duhet të përfshihen në kategori”.

Berisha në manifestimin e “Ditët e Shqipes” që mbahet për të kujtuar Betejën e Koshares, shtoi se ushtria e Kosovës nuk ka alternativ dhe është një detyrim.

“Ushtria e Kosovës nuk ka alternativ dhe është një detyrim. Por ushtria e së ardhmes nuk do të jetë e mirëfilltë nëse nuk kujdesemi për ta aq janë ushtria e së kaluarës”.

Berisha bashkë me presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Të ngjashme