Hyseni do të vizitojë komunën e Mitrovicës

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 08:31 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Mitrovicës.

Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Në komunën e Mitrovicës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Skenderajt dhe e Vushtrrisë.

Takimi do të mbahet sot në shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, duke filluar në ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme