Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl.
Ministri Krasniqi, ka falënderuar Mandl për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit, promovimin e qeverisjes lokale si dhe përafrimin e diasporës Kosovare në Austri, me theks të veçantë, tek investimet e reja në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbërt të Komunave të Republikës së Kosovës.